Debat publik me rastin e Javës së këmbësorëve

nga D. V.

Shkup, 3 prill – Në Fakultetin për siguri në Shkup sot do të mbahet debat pubik “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithë neve”, me rastin e Javës së këmbësorëve.

Debatin e organizon Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor (KSHSTRR) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin për Siguri.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ekspertëve nga fusha e komunikacionit dhe përfaqësuesve të institucioneve kompetente, ndërsa fjalim do të ketë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

KSHSTRR kumtoi se qëllimi i debatit është “të potencojë rëndësinë e sigurisë së këmbësorëve në trafik, t’i theksojë sfidat me të cilat ato përballen dhe të promovojë sjelljen e përgjegjshme nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More