Debat publik për studimin për rivlerësimin e zonës së mbrojtur Parku Kombëtar i Mavrovës

nga Xh M

Gostivar, 3 dhjetor – Banorë, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe institucioneve nga komuna e Mavrovës-Rostushës dhanë sugjerime dhe vërejtje në takimin konsultativ ku u shqyrtua për zonimin e ri të parkut kombëtar “Mavrovë”. Në ambientet e qendrës informative turistike në Hanet e Mavrovës, banorët që jetojnë në territorin e PK “Mavrovë” patën mundësinë të ndjekin prezantimin e studimit për rivlerësimin e zonës së mbrojtur, ku përfshihet edhe zonimi i parkut.

“Në prani të një numri të madh banorësh si dhe përfaqësues të sektorit të biznesit, organizatave joqeveritare si dhe përfaqësuesve të Inspektoratit të Mjedisit Jetësor, u prezantua dokumentacioni dhe propozimi i ri për zonimin, pas së cilës u hap një diskutim më i gjerë”, qëndron në kumtesën e PK “Mavrovë”.

Nga ky institucion theksojnë se takimi është shfrytëzuar për të marrë vërejtje, propozime dhe sugjerime specifike në lidhje me zonimin e parkut në të ardhmen. Drejtori i PK “Mavrovë” Haris Ibraimi theksoi se të gjitha vërejtjet do të merren seriozisht dhe se zëri i popullatës lokale do të merret parasysh në procedurat e mëtutjeshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More