Dejona Mihali “zhduket” nga Facebooku, pak pasi linçoi gjyqtarët e Kushtetueses

nga L. M

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali pak orë pasi i linçoi me emra të përveçëm gjyqatrët e Gjykatës Kushtuese është zhdukur nga rrjeti social Facebook. 

Ajo pak pasi Gjykata Kushtetuese e publikoi njoftimin për vendimin ka linçuar me rend të gjithë anëtaret e aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e saj sa ishte aktiv, ajo pretendoi se të gjithë gjyqtarët kanë lidhje me partitë e opozitës dhe Listën Serbe.

“Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi – Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha – Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, shkroi ajo pak para se të “zhdukej”.

“Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More