Deklarata e Kos për zgjedhjet, Bardhi: U bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar

nga D. V.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë një deklarate për shtyp ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sfidon drejtësinë duke mos shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku.

“Edhe pas vendimit të Gjykatës për të pezulluar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe ta shkarkonte të pandehurën e SPAK-ut”, tha Bardhi në një deklaratë për shtyp.

Bardhi pretendon se Rama dhe Balluku janë bashkë në atë që ai e quan “afera 190 milionë euro e tunelit të Llogorasë”

Sipas Bardhit, Rama nuk e shkarkon Ballukun sepse është i ekspozuar. Bardhi tha se Rama dhe Belinda Balluku janë bashkë në aferën e Tunelit të Llogorasë”, tha Bardhi.

Bardhi solli shembull rastin e ish-kryeministrit portugez António Costa, i cili dha dorëheqje sapo u përfshi në një hetim.

“Në Portugali, ish-kryeministri António Costa dha dorëheqje sapo u përfshi në hetim për korrupsion, pa pritur as akuzë, për të mos cenuar dinjitetin e shtetit. Sot ai është President i Këshillit Europian”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD tha se, “ajo që sot bëri Edi Rama në fakt është mesazhi i tij që të shpallet i pavarur, kështu tha; është ndërhyrje brutale e gjyqësorit, në pushtetin ekzekutiv, pra Edi Rama mendon se pushteti ekzekutiv është i pavarur nga detyrimi për të zbatuar ligjin”.

Bardhi u bëri thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e foltores ditën e hënë përballë Kryeministrisë.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, u pyet nga mediet lidhur me deklaratën e sotme të Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos në Tiranë e cila tha se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme.

“Qytetarët shqiptarë presin nga zyrtarët e Brukselit që të bëhen zëdhënës të standardeve dhe vlerave europiane. Për fat të keq zonja Kos me këtë qëndrim u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar. Të deformosh realitetin, të mohosh atë që OSBE-ODIHR e ka thënë e zeza mbi të bardhë, të dalësh në një konkluzion të ndryshëm nga ai që kanë dalë vetë europarlamentarët që ishin vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri, nënkupton jo vetëm që nuk ke asnjë respekt për veten, por mbi të gjitha nuk ke asnjë fije respekti për qytetarët shqiptarë. Në emër të Partisë Demokratike ndjej keqardhje që zonja Kos u bë sot zëdhënëse e një qeverie të korruptuar”, deklaroi Bardhi.

Në përfundim, Bardhi tha se “unë e di çfarë e detyron zonjën Kos që të shndërrohet në një zëdhënëse të të pavërtetës. Por ju sigurojmë se do të bëjmë gjithçka që këtë ta mësojnë edhe shqiptarët, por edhe europianët shumë shpejt”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More