Delfinët mbushin gjirin e Vlorës, kthehen në “shoqërues” të varkave të turistëve

nga D. V.

Ngrohja e klimës, deti i qetë, i ngrohtë dhe pa dallgë, kanë bërë që në gjirin e Vlorës të shtohen vizitorët e veçantë.

Delfinët janë kthyer në shoqërues të grupeve të turistëve dhe peshkatarëve të Vlorës. Për këta të fundit, është bërë e zakonshme të shohin delfinë apo edhe grupe të tërë që i shoqërojnë gjatë lundrimit dhe punës së tyre në det.

Kjo video vjen për A2 CNN nga një prej peshkatarëve të Vlorës. Ajo është filmuar të dielën, brenda gjirit të Vlorës. Në video shfaqet një delfin që shoqëron varkën e peshkimit, e cila po nisej për të gjuajtur peshk pranë ishullit të Sazanit. Delfini qëndron pranë varkës për disa minuta, duke luajtur rreth saj, dhe më pas largohet. /A2cnn/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More