Dëmtohet busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu në Gjilan, policia nis hetimet

nga D V

Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili është i vendosur në hapësirën e Asamblesë Komunale në Gjilan është dëmtuar.

Telegrafi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër se gjysma e emrit të tij është lyer me ngjyrë të zezë.

Ekipi i Telegrafit ka kontaktuar edhe me policinë në rajonin e Gjilanit. Zëdhënësi, Valon Osmani, në një prononcim ka thënë se hetuesit dhe njësiti i forenzikës i janë përgjigjur rastit dhe se hetimet kanë filluar.

“Hetues policor dhe Njësiti i forenzikës me të pranuar informacionin i janë përgjigjur rastit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është plotësuar një shënim zyrtar. Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan aktualisht janë duke hetuar rrethanat e këtij rast”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, para shtatë viteve, ish kryetari Lutfi Haziri së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, patën bërë zbulimin e bustit të heroit Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More