Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve

nga D. V.

Vullnet Skuqi, i rikthyer nga emigracioni, ka ndërtuar prej vitesh një aktivitet bujqësor të qëndrueshëm dhe të diversifikuar në Zambisht (Rrogozhinë).

Ai ka kthyer tokën familjare në një burim të qëndrueshëm prodhimi dhe të ardhurash, duke kultivuar 120 dynymë me kultura të ndryshme, si rrush në serra, pjeshkë, nektarinë, shalqi, grurë dhe misër.

Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, Vullneti ka arritur të ulë kostot e prodhimit dhe të rrisë efikasitetin në punimet bujqësore, duke forcuar kështu edhe markën “Made in Albania” në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët mund të përfitojnë mbështetje të rëndësishme financiare, me grant prej 50%, kredi me normë interesi vetëm 2%, mbulim kolateral deri në 70% dhe garanci sovrane.

Kjo skemë synon të fuqizojë sektorin bujqësor dhe të nxisë investimet e qëndrueshme nga fermerët në të gjithë Shqipërinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More