Denaj: Rrisim vlerën dhe aksesin e vajit të ullirit “Made in Berat” në tregjet e huaja

nga D. V.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “në 10 vitet e fundit sipërfaqet e mbjella me perime në qarkun e Berat e kanë kaluar mbi 2 mijë hektarë dhe kontribuojnë me 10% të sipërfaqes së mbjellë me perime në të gjithë Shqipërinë”.

Sipas saj, pemëtaria në këtë qark jep 20 % të prodhimit kombëtar ose me më shumë se 140 mijë tonë fruta të prodhuara në vit, ndërsa vreshtat janë karakteristikë e zonës dhe tashmë Berati ka krijuar dhe brandet e verës autoktone.

Gjatë një takimi me fermerë të zonës së Beratit, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja theksoi se, “Berati 2400 vjet” do të jetë etiketa e re e vajit të ullirit, ndërsa ky qark përfaqësohet nga më shumë se 2 milionë rrënjë ullinj.

“Krijimi i një bandi cilësor të vajit të ullirit me origjinë nga qarku i Beratit, do të rrisë vlerën dhe aksesin e tij në tregjet e huaja”, u shpreh Denaj.

Ajo bëri të ditur se, me asistencën e BB, ky projekt tashmë është gati.

“Përmes këtij projekti do të bëjë bashkë 50 fermerë të qarkut Berat, që operojnë në sektorin e vajit të ullirit, të cilët do të bashkëpunojnë në një zinxhir vlere me grumbulluesin dhe ku vetë bashkia ka rolin e saj për tregtimin e këtij produkti të etiketuar me markën “Made in Berati” të vaji i ullirit”, theksoi Denaj.

Sipas saj, eksportet e vajit të ullirit janë rritur në mbi 5 mijë ton, në 2023 kundrejt 60 litra. “Mund të shkonim edhe në sasi më të mëdha, por nuk kishim atë vaj që kërkonte tregu italian, me ambalazhim, etiketimin dhe cilësinë e kërkuar”, tha ministrja.

Ndaj ky projekt, vijoi ajo, përgjatë 2025 do të jetë prioritet, ndërsa vijojmë me rritjen e eksporteve.

Denaj tha se, çdo vit sasia e eksporteve bujqësore rritet ne 20% dhe kemi arritur në 540 milionë eksporte në fund të vitit të kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More