Dënimet e “Safe City” nuk ndalen: 650 shkelje për 24 orë, qindra shoferë kapen në tejkalim shpejtësie

nga D. V.

Shkup, 4 shkurt – Sistemi i kamerave “Safe City” (Qyteti i Sigurt) ka regjistruar një numër të lartë shkeljesh në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar nga MPB, janë konstatuar gjithsej 650 shkelje, ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me plot 590 raste.

Përveç shpejtësisë, kamerat kanë kapur 36 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 24 mjete të paregjistruara. Si masë ndëshkimore, policia ka shqiptuar edhe 61 ndalesa për drejtim të mjetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave për të garantuar sigurinë në trafik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More