Deputetët e Partisë Demokratike u përplasën me punonjësit e Gardës në ambientet e jashtme të sallës së seancave plenare.
Ligjvënësit e PD, që nuk ishin të përjashtuar, mundën të hynin në sallën e parlamentit.
Ata nxorën në ambientet e jashtme të parlamentit disa karrige, të cilat i kthyen përmbys dhe mbi to vendosën disa pankarta kundër qeverisë në gjuhën angleze.