Deputetët nuk i shpëtojnë gjobave/ Mbyllet në korrik sesioni parlamentar, gjoba ligjvënësve për mospjesëmarrje

nga Xh M

Deputetët e parlamentit gjatë muajit të fundit të këtij sesioni parlamentar nuk i kanë shpëtuar penaliteteve për mospjesëmarrje në seancë. Nga 10 deri në 60 mijë lekë heqje të pagës kanë marrë si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Deputetët nuk i kanë shpëtuar gjobave as muajin e fundit të punës për këtë sesion parlamentar.

Me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë, kështu i është tërhequr veshi ligjvënësve të Kuvendit për mungesë të pjessmarrjes në séance plenare apo në komisione.

Gjatë muajit korrik mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar ku 15 prej tyre kanë munguar.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.

Por rekordi për penalitetin më të lartë në pagë e mban opozita. Deputetja Oriola Nebiaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë vetëm për muajin korrik.

Pas nuk mbetet as deputetja Andia Ulliri me një gjobë prej 51 mijë lekësh ndërsa Enekelejd Alibeaj vjen pas tyre me penalitetin prej 40 mijë lekësh.

Janë 13 deputetë në radhët e së djathtëve të cilët kanë marrë dhe gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë heqje të pagës.

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More