Strazburg, 8 prill – Deputeti Bekim Qaoku së bashku me deputeten Bisera Kostadinovska Stojçevska marin pjesë në sesionin e prillit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg.
Këto ditë marr pjesë si anëtar i delegacionit të Kuvendit të MV në sesionin e prillit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në Strasburg së bashku me kolegen Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Ky sesion, në njërën prej pikave të rendit të ditës kishte zgjedhjet në Kosovë. Delegacioni serb ishte shumë i zëshëm, natyrisht, kundër Kosovës, por paraqitjet e anëtarëve tjerë kanë qenë mjaft pozitive dhe miqësore.
Unë pata një fjalë në këtë pikë të rendit të ditës duke vënë në pah arritjet e shpejta dhe të shumta të Kosovës në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve dhe duke përmendur suksesin e këtij shteti të ri në organizimin shembullor të zgjedhjeve të fundit por edhe atyre paraprake.
Saranda Bogujevci e Kosovës pati një paraqitje të shkëlqyer dhe mjaft emocionale, kur kujtoi masakrën që kishte përjetuar ajo vetë me familjen e saj dhe kujtoi të vëllanë 9 vjeçar të vrarë në atë masakër i cili këtë ditë do të kishte festuar ditëlindjen e tij.