Deputeti Ramadani i kundërvihet propozimit të PDK-së: E vërteta është që ne e kemi çkapur RTK-në

nga D V

Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetëve të saj të pranishëm në Kuvend i është kundërvënë propozimit të PDK-së, për shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka thënë se me ardhjen e kësaj partie (LVV) në pushtet RTK-ja, sipas tij është “çkapur” nga keqpërdorimet që janë bërë në të (RTK).

Ai ka thënë se më herët në RTK kanë qenë të punësuar mbi 1100 veta e tani, siç ka deklaruar ai, janë 740.

“PDK po dëshiron që të shkarkoj një bord i cili prej 7 anëtareve, 3 kanë dhënë dorëheqje, ndërsa dy prej tyre ju skadon mandati dhe tashmë konkursi është i hapur për ta. Dëshiron që t’i shkarkoj ata që kanë dhënë dorëheqje. Halli është që këtyre ju ka humbur kontrolli mbi RTK-në që e kanë pasur me vitet të tëra. E kanë hallin që në RTK tani punësohen me meritokraci. Më herët në RTK kanë qenë mbi 1100 persona, tani janë  740, këta kanë qenë militant partiake që janë shërbyer për angazhimin e tyre duke u paguar nga taksat e këtij vendi. Asnjë prej tyre s’ka bërë ankesë për shkëputje të kontratave. E vërteta është që ne e kemi çkapur RTK-në, e për ju çkapja është kapje”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More