Detaje për aksidentin tragjik pranë Dibrës/ Humb jetën burri nga Tetova, gruaja dërgohet në Spitalin e Tetovës

nga Xh M

Sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një burrë nga Tetova, i cili kishte jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Gruaja e tij, e cila gjithashtu ndodhej në veturë, ka mbijetuar, por ka pësuar lëndime dhe është transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po trajtohet nga mjekët.

Autoritetet janë ende në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

***

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte afër Dibrës, ku është përfshirë një familje nga Tetova që po kthehej nga Shqipëria.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksidentin e rëndë dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa pritet konfirmim zyrtar nga autoritetet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More