Dibër, aksion ekologjik në ditën e fëmijëve

nga Xh M

Dibër, 1 qershor – Në ditën botërore të fëmijëve në bregun e liqenit të Dibrës u zhvillua këtë të diel një aksion ekologjik nga shoqëria civile, si dhe Shoqata e Peshkatarëve dhe ajo e Bjeshkatarëve. Qëllimi ishte pastrimi i bregut nga mbetjet plastike dhe materialet inerte.

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për më shumë vetëdijesim qytetar dhe angazhim të përbashkët për mbrojtjen e natyrës.

Pas disa orësh punë, u grumbulluan qese, shishe dhe mbetje ndërtimore, duke rikthyer pastërtinë dhe bukurinë e bregut të liqenit.

Shoqatat organizatore paralajmëruan aksione të tjera në të ardhmen, si pjesë e nismave për mbrojtjen e mjedisit në rajonin e Dibrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More