Diell në Shqipëri, moti i përshtatshëm për bregdet

nga D. V.

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s.

Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë.

Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, veçanërisht përgjatë bregdetit./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More