Diella e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ministre shteti e prokurimeve publike

nga D. V.

Për herë të parë në kabinetin qeveritar do të ketë një ministre virtuale.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Kryeministri Rama tha se “Diella, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të jetë një ministre e re Shteti. Falë 972 mijë shërbimeve dhe 37 600 dokumenteve me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nga platforma e-Albania”.

“Diella anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e Inteligjencës Artificiale në proceset qeverisëse si dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe më rëndom ngurtësisë së administratës dhe për të ndikuar sa më fortë ritmin e proceseve të qeverisjes”

“Në mbledhjen e saj të fundit të mandatit të tretë qeveria mori edhe vendimin e fundit,  që kishte mbetur për nxjerrjen përfundimisht të tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt do të jetë Diella do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike që duam t’ia kalojmë inteligjencën artificiale duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publikë janë 100% të pakorruptueshme dhe ku çdo fond që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo nuk është fantashkencë, është një nga detyrat e Diellës. Mandati i Diellës nuk do të ketë as kufi gjeografik, as kufi kombësie dhe strukturat mbështetëse të saj do të kenë autorizimin të punësojë këtu apo të kontraktojë në hapësirën e botës talente nga e gjithë dynjaja”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More