Digjet në shtëpi familjare në Nagoriçan të Kumanovës

nga D V

Një shtëpi familjare është djegur mbrëmë në Nagoriçanin e Ri, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Kumanovë.

Zjarrfikësit e Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër me tri vetura dhe tetë zjarrfikës e kanë shuar zjarrin, i cili ka shkaktuar dëme materiale.

“Zjarri është raportuar fillimisht në Njësinë e Zjarrfikëses së Kumanovës, në vendngjarje kanë dalë një veturë me pesë zjarrfikës. Pas një ore në intervenim janë bashkuar dy vetura të Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes me tre zjarrfikës. Zjarri është shuar në orën 02:25. Shkaku i zjarrit dhe dëmi material ende nuk dihen”, njoftojnë nga QMK Kumanovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More