Dikush punësoi minatorë për të blerë vota e dikush i keqpërdori ata për qëllime politike

nga Xh M

Minstrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka raguar sërish pas kritikave të shumta ndaj saj dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, të cilët në disa pamje të publikuara gjatë vizitës në Trepçë janë parë duke marrë në “pyetje” minatorët e duke kërkuar nga ta të tregojnë se “kush po vjedh” në ndërmarrje.

Rizvanolli në Facebook ka shkruar se “Trepça, objekt i keqpërdorimit të pafundëm: dikush ka punësuar njerëz për të blerë vota e ka vjedhur, e dikush keqpërdor fotografitë e minatorëve për qëllime politike”.

Ajo tutje ka thënë se me minatorët kanë pas një bashkëbisedim të “vlefshëm”.

“Bashkëbisedimi që kishim dje me me minatorët e të tjerët ishte jashtëzakonisht i vlefshëm, i hapur e i sinqertë. Ne u morëm vesh shumë mirë: nuk duhet të fshihet keqpërdorimi prapa djersës së minatorit. Me shumë kënaqësi do të bashkëbisedoj me ata/o që janë sinqerisht të interesuar për sfidat e Trepçës e çfarë po ndodh aty, e jo thjesht për të shtrembëruar e keqpërdorur vështirësitë e ndërmarrjes për klikime e poena politike”, ka shkruar Rizvanolli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More