Dimitrievski për Taravarin: Nëse bashkëpunon me BDI, ZNAM nuk e konsideron partner qeveritar

nga Xh M

Shkup, 8 maj – Ne nuk jemi organe hetimore që duhet të sigurojnë prova, por Taravari duhet të tregojë nëse bashkëpunon me BDI. Kështu u shpreh sot lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes për koalicionin qeveritar. Ai tha se në momentin kur Taravari do të njoftojë se bashkëpunon me BDI, për ZNAM ai nuk do të jetë partner i qeverie.

“Z. Taravari duhet të prononcohet në këtë temë dhe të tregojë nëse ka ose nuk ka bashkëpunim me BDI. Në momentin kur do të konfirmojë se ka një bashkëpunim të tillë, ne tashmë nuk do ta konsiderojmë partner qeveritar. Të paktën ne nga ZNAM”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kryetar i ZNAM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More