Disa persona në një autolarje dëmtojnë katër aparate me para, arrestohet një i dyshuar

nga D V

Një person ka raportuar se persona të panjohur në autolarje kanë dëmtuar me forcë katër aparate ku deponohen parat dhe nga aty ka arrit të marrin para të gatshme.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 05:48, në Prishtinë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është identifikuar dhe u arrestuar, ndërsa paratë i janë sekuestruar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në autolarje kanë dëmtuar  me forcë katër aparate ku deponohen parat dhe nga aty ka arrit të marrin para të gatshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit i janë sekuestruar parat e vjedhura”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More