Dita botërore e shëndetit mendor, Arsova: Kujdes nga stërngarkimi në punë

nga Xh M

Shkup, 10 tetor – Në Klinikën e Psikiatrisë është rritur numri i pacientëve viteve të fundit, tha drejtoresha e Psikiatrisë, e cila thekson se shëndeti mendor nuk është luks, por nevojë dhe e drejtë e secilit individ. Këtë vit dita botërore e shëndetit mendor synon ndërgjegjësimin për shëndetin mendor lidhur me punën, sepse pjesa më e madhe e kohës gjatë javës kalon në vendin e punës.

“Puna i jep kuptim njeriut dhe duhet të jetë një nxitje dhe burim që çdo individ të jetë më efikas, jo vetëm në vendin e punës, por edhe jashtë punës për t’u ndjerë i plotësuar, i lumtur, i gëzuar në rrethin e familjes dhe më gjerë. Por, për fat të keq nuk është gjithmonë kështu, ka një sindromë të stërngarkimit, pikërisht këtë duam të themi sot, të mos lejojmë që të stërngarkohemi, të mos lejojmë që gjatë procesit të punës të na shterohen të gjitha forcat fizike dhe mendore. Marrëdhëniet ndërpersonale duhet të jenë të mira, të punohet në grup, një koleg të ndihmojë tjetrin, në mënyrë që të kemi efikasitet më të mirë për çdo proces pune.”, – deklaroi drejtoresha e Klinikës së Psikiatrisë, Sllavica Arsova.

“Ideja është që të kemi vetëdijesimin jo vetëm individual, por edhe kolektiv të njerëzve për këto probleme që janë probleme të përditshme dhe të shpeshta, frekuente në shoqërinë tonë. Ne si Ministri e Shëndetësisë kemi program shumë të frytshëm për vitin e ardhshëm.”, – theksoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Taravari thotë se gjatë ditëve në vijim do ta promovojnë renovimin e Klinikës së Pediatrisë, si dhe me metoda të reja diagnostifikuese për mundësimin e trajtimit dhe shërbimeve më efikase për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More