Dita e dytë e fushatës, këto janë aktivitet e partive politike

nga D. V.

Sot, më 18 dhjetor, është dita e dytë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim zgjedhor në shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, në ora 18:00.

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka planifikuar dy aktivitete publike.

17:30 – Tubim në Vushtrri, në Palestrën e Sportit “Jeton Tërstena”.

19:00 – Tubim në Fushë Kosovë, në Shkollën Fillore “Mihal Grameno”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në ora 18:00 do të mbaj tubim zgjedhor në Gjilan.

E po ashtu në ora 18:00 Nisma Socialdemokrate do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Salla e Kuqe në Prishtinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More