Dita e parë e 2026-ës në Korçë

nga D. V.

Në ditën e parë të vitit 2026, Korça është mbushur nga gjallëria e turistëve, qytetarëve vendas dhe atyre të huaj që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar natën e ndërrimit të viteve.

Korça vazhdon të mbetet destinacioni i preferuar i qindra qytetarëve që zgjedhin këtë qytet për të kaluar festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Korça, plot me turistë të huaj e qytetarë të shumtë.

Dekori shumëngjyrësh i shtrirë në lagjet kryesore të qytetit, shtëpizat e drurit, pista e patinazhit për fëmijët dhe të rinjtë, janë vetëm disa prej atraksioneve që ofron Korça për festa.

Qytetarët kanë zgjedhur Pazarin e Vjetër, Pedonalen e qytetit si dhe zonën përreth Katedrales, për të shijuar bukuritë magjepsëse të Korçës për festat e fundvitit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More