Në një postim në rrjetet sociale, Koçi thekson se kapja e Maduro-s për bashkëpunim me organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për minim të demokracisë nuk përbën asnjë “varkë shpëtimi” për figurat politike të shpallura non grata dhe mbështetësit e tyre.
Ai kritikon ashpër përpjekjet për të krahasuar Venezuelën me Shqipërinë, duke i cilësuar ato si “qartazi antishqiptare dhe antikombëtare”, ndërsa vë theksin te fakti se, sipas tij, Maduro ka qenë një nga të paktët liderë që ka akuzuar shqiptarët për rol në rrjetet ndërkombëtare të drogës.
Reagimi i Petro Koçit:
Kapja dhe deportimi i Maduros si pergjegjes per bashkepunim me organizata te trafikut nderkombetar te droges, per minim te demokracise etj perben nje dite zie per gjithe Non Gratat ne bote, perfshi edhe ata qe i perkasin Shqiperise.
Vrapi hipokrit i Non Grates dhe i mbeshtetesve te tij per te pershendetur aksionin amerikan nuk eshte varke shpetimi per te dhe fraksionin politik te cilit i perket.
Nderkohe cdo perpjekje per te krahasuar Venezuelen me Shqqiperine mbetet nje investim qartazi antishqiptar dhe antikombetar.
Maduro eshte nga te rrallet drejtues shteti qe kane akuzuar shqiptaret per protagonizem ne rrjetet nderkombetare te droges dhe i vetmi politikan shqiptar qe ka folur ne te njejten vale me te ka qene kreu dhe kolegu Non Grata i opozites Sali Berisha.
Maduro nuk ishte Grata, por nje Non Grata!
Nje opozite qe ben sikur harron nuk eshte naive. Thjesht genjen veten.
Nje parti qe genjen veten nuk ka kurre te ardhme.