Ditët informative për Planin operativ për punësim vazhdojnë në Kavadar

nga D. V.

Shkup, 10 qershor – Sot në Kavadar do të mbahet promovim i masave dhe aktiviteteve që rrjedhin nga Plani operativ për programet aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2025.

Në këto takime përveç zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga komuna e Kavadarit, Agjencisë për punësim dhe Agjencisë për mbështetje të sipërmarrjes.

Në ditët informative janë të ftuara odat ekonomike, shoqatat e zejtarëve, shoqatat e të rinjve dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth Planit operativ për punësim dhe masat tjera të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More