Ditët në vijim mot me diell dhe i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të natës shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

nga D V

Shkup, 31 maj – DPHM informon se në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende erë e fuqishme e kohëpaskohshme nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Në orët e pasdites dhe të natës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Sipas DPHM, për shkak të energjisë së madhe në atmosferë në disa vende proceset do të jenë edhe në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More