Djali i kryetarit të një komune në Turqi ka vdekur në burgun e Shutkës

nga D V

Shkup, 21 nëntor – Djali i kryetarit të komunës Güzelbahçe, pjesë e Izmirit në Turqi, vdiq nga një atak në zemër në burgun e Shkupit, ose i njohur si burgu i Shutkës, raportojnë mediat turke.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar në rrjetet sociale babai i tij dhe kryebashkiaku Mustafa Gjunaj.

“Kemi dhimbje të madhe, humbëm djalin Onur Gjunaj nga një atak kardiak. Informacionet për ceremoninë mortore do të njoftohen. Nuk mund t’i pranoj telefonatat tuaja sepse nuk mund t’i përgjigjem telefonit. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar babai dhe kryetari i komunës së Güzelbahçes, Mustafa Gjunaj.

Sipas raportimit, ai ishte arrestuar pasi paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit e një kazino në komunën Qendër në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More