“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore

nga L. M

Trupat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor i Siverskut, pas luftimeve të ashpra dhe përparimit të qëndrueshëm, megjithëse të ngadaltë, të forcave ruse.

Ushtria ukrainase tha se tërheqja u bë “për të ruajtur jetën e ushtarëve dhe aftësinë luftarake të njësive”, duke theksuar se Rusia kishte një “avantazh të konsiderueshëm në fuqi punëtore”.

Sipas ‘BBC’ rënia e Siverskut e afron Rusinë me qytetet strategjike Sloviansk dhe Kramatorsk, pjesë e ashtuquajturit “rrip i fortesës”, ende nën kontrollin ukrainas në rajonin industrial të Donetskut. Para luftës, Siversku kishte rreth 11 mijë banorë dhe tashmë është shkatërruar pothuajse plotësisht pas muajsh luftimesh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More