Dodikit i konfirmohet dënimi me 1 vit burg dhe 6 vjet ndalim nga aktiviteti politik

nga L. M

Gjykata e Apelit e Bosnjë dhe Hercegovinës të enjten konfirmoi dënimin me një vit burg dhe ndalim gjashtëvjeçar për ushtrim të funksioneve politike ndaj presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në vend.

Vendimi i Apelit e bën të plotfuqishëm aktgjykimin e shkallës së parë të shpallur më 26 shkurt. Prokuroria kishte kërkuar një dënim më të ashpër, ndërsa mbrojtja kërkoi shfuqizimin e vendimit. Të dy ankesat u hodhën poshtë.

Dodik e cilësoi vendimin si politik dhe deklaroi se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e presidentit të entitetit serb të Bosnjës, duke përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mbrojtja njoftoi se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe, nëse është e nevojshme, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti kundër Dodikut u ngrit në lidhje me përpjekjet e institucioneve të Republikës Sërpska për të penguar zbatimin e vendimeve të institucioneve të nivelit shtetëror dhe të autoriteteve ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, një vend i ndarë në dy entitete pas luftës së viteve 1992–1995.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More