Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare të Novo Sellës, në dy raste janë kapur pjesë për vetura, përcjell TV21.
“Një motor i përdorur për automjet MITSUBISHI PAJERO 1994 është gjetur në bagazhin e një automjeti gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare Novo Sellë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

“Në bagazh dhe midis ulëseve të një furgoni pasagjerësh që ishte regjistruar për të hyrë në vend në pikën kufitare Novo Sellë, janë gjetur 5 pjesë automjeti (parakolpë, anësore dhe transmision) dhe 1 motorçikletë fëmijësh me benzinë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

