“Doha 2025” – Afrim Gashi takon Bill Gejtsin

nga Redaksia

Katar, 7 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Forumin e Dohas në Katar, është takuar me Bill Gates, bashkëthemelues i “Microfosft” dhe filantrop i njohur global.

“Në margjina të Forumit të Dohas 2025, pata kënaqësinë të takoj Bill Gates, bashkëthemelues i “Microsoft” dhe filantrop i njohur global. Vlerësova përkushtimin e tij ndaj zgjidhjeve inovative që adresojnë sfidat globale, ndërsa bashkëbiseduam për rëndësinë e teknologjisë dhe mënyrat se si mund të mbështeten projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. Gjatë Forumit, ai adresoi krizat globale, duke u përqendruar në përmirësimin e mirëqenies sociale dhe në parandalimin e katastrofave që mund të kërcënojnë stabilitetin global”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More