Drejtoresha e shkarkuar e shkollës së mesme në Demir Hisar, në bisedë informative në polici

nga Xh M

Demir Hisar, 12 gusht – Drejtoresha e shkollës së mesme në Demir Hisar, Maja Lozanovska, e shkarkuar më 4 gusht me vendim të kryetarit të komunës dhe me urdhër të Inspektoratit të Arsimit, për shkak të parregullsive të konstatuara në punë, sot është paraqitur në një bisedë informative në stacionin policor në Demir Hisar, informon PressOnline.al.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se kundër Lozanovskës ekziston një kallëzim dhe ka baza për dyshim për veprën penale “marrja e vulës dhe dokumenteve zyrtare”. Më 8 gusht, policia kryeu bastisje në banesën e saj gjatë periudhës kur ajo ishte në pushim sëmundjeje, në kërkim të vulës së shkollës. Për shkak të deklaratës së shefit të policisë se do ta sjellë atë në bisedë edhe me barelë, megjithëse kishte urdhër vetëm për bastisje, MPB-ja nisi procedurë disiplinore kundër tij.

Ekzistojnë gjithashtu informacione se para bastisjes janë kryer edhe hapje e dhunshme e ambienteve të shkollës, për të cilën Llozanovska ka kërkuar të bëhet inspektim me shoqërim policor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More