Drejtoresha e shkollës fillore nën hetime, kundërligjshëm u pasurua për mbi 300 mijë denarë

nga Xh M

Një drejtoreshë e një shkolle fillore në një nga fshatrat e Strumicës do të përgjigjet penalisht pasi e njëjta dyshohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 300 mijë denarë. Siç bëhet e ditur në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 54-vjeçarja me iniciale S.R., në pozitën e drejtorit të shkollës fillore në fshatin Novo Sellë, është vetëzgjedhur si mentore e praktikantëve të asistentëve arsimorë me çka ka përfituar 10% të rrogës bruto të saj gjatë vitit 2023 dhe 2024.

“SPB Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër S.R.(54) nga Novo Sella e Strumicës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”. Gjatë vitit 2023 dhe 2024, e denoncuara në rolin e drejtorit të Shkollës Fillore në Novo Sellë, vetë është zgjedhur si mentor i praktikantëve të asistentëve arsimor, për çka ka fituar para në vlerë prej 10% nga paga bruto e saj, me çka ka arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 147.456 denarë në vitin 2023 dhe 155.904 denarë në vitin 2024″, thuhet në buletinin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More