Drejtori i ri Policisë së Shtetit/ Rexhepi: Një komision i varur nuk mund të zgjedh një drejtor të pavarur…Defektin i’a lë ligjit

nga Xh M

I ftuar sot në emisionin “Drejt” në “Ora News”, për të folur për procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ishte eksperti kriminalist, Artan Rexhepi.

Ai u shpreh se Drejtori i ri i Policisë së Shtetit nuk duhet të ishte zgjedhur nga një komision i varur.

Zgjedhja e drejtorit të ri të Policisë, gazetari: Ishte një proces që transparencën e kishte në “drejtim të paditur”
“Nuk e njoh fare drejtorin e ri të zgjedhur. Pritej që do të zgjidhej i ri, pasi Ministri lançoi përmbysje brezash. Në fakt tek metamorfoza nuk është se ka dalë brezi i vjetër, për hir të së vërtetës. Korrupsioni me nivel moshe nuk më pëlqen.

Ky është risk që e ka marrë ai përsipër në momentin e pranimit të detyrës. Unë jam pak ndryshe, pjesa formale pati një ndryshim, pavarësisht se sa reale ishte. Një lançim publik u bë, nuk kanë ndodhur më parë, duhet ti themi disa gjëra. Pastaj se sa reale ishte, defektin unë ia lë edhe ligjit. Nuk mund të zgjedhi një drejtor të pavarur një komision që është i varur minimalisht nga Ministri”, tha Rexhepi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More