Drejtori Muhsin Arifi nga rradhët e ASH-së është arrestuar per marrje ryshfeti

nga D. V.

Shkup, 8 prill – Drejtori i Spitalit Geriatrik në Shkup, Muhsin Arifi, është arrestuar pas akuzave për marrje ryshfeti. Arifi, i cili vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe është profesion arkitekt, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga ryshfeti për disa procedura shëndetësore në spitalin që drejton.

Arifi, i cili jeton në fshatin Kondovë të Shkupit, u ndalua nga autoritetet kompetente pas një hetimi të thelluar.

Sipas burimeve të siguruara, ky arrestim është një pjesë e një operacioni më të gjerë të luftës kundër korrupsionit në sektorin shëndetësor. Pas arrestimit, Arifi do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për të përballuar akuzat e ngritura ndaj tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More