Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim dhe Njësia Teritoriale kundër Zjarrit nga java e ardhëshme fillonë me kontrolla dhe sugjerime në shkolla në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 21 mars – Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim dhe Njësia Teritoriale kundër Zjarrit nga java e ardhëshme fillonë me kontrolla dhe sugjerime në shkolla në Tetovë, kështu ka bërë të ditur udhëheqësi i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim në Tetovë, Muhamed Avzija pas takimit me udhëheqësin e Njësisë Teritoriale kundër Zjarrit për qytetin e Tetovës.

Sot patëm një takim të rëndësishëm me Komandantin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës z. Avni Ameti ku u diskutua një plan që objektet në qytetin e Tetovës bashkë me rrethinë të ballafaqohen më lehtë në rast të ndonjë fatkeqësie nga zjarri. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësia Teritoriale kundër Zjarrit nga java e ardhëshme fillonë me kontrolla dhe sugjerime nëpër shkollat e vendit tonë, shkruan udhëheqësi i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim në Tetovë, Muhamed Avzija.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More