Drenas, anulohet konkursi për pozitat e lira në arsim

nga D. V.

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve dhe mbingarkesës në Sistemin për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Arsim (SIMBNJ), janë evidentuar disa lëshime teknike gjatë procesit.

Për këtë arsye, anulohet Konkursi me numër referent RN00018002, i datës 12.06.2025, për pozitat e lira të punës në sektorin e arsimit.

Informacione të reja lidhur me hapjen e konkursit do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të Komunës dhe ne sistemin e SIMBNJ-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More