“Duhet të përgatiteni për rrugë të gjatë dhe plot pengesa”/ Ish-kryeministri polak: Anëtarësimi në BE pranohet mbi meritën

nga L. M

Mark Nelka, ish-kryeministër i Republikës së Polonisë ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks”, në Euronews Albania ku i pyetur nga Franko Ergo tregoi se Polonia ka ndjekur një rrugë të gjatë e plotë pengesa për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai tha se një rrugë të tillë do duhet ta ndjekë edhe Shqipëria tani, sipas tij kjo rrugë do kërkojë që vendime shumë të rëndësishme të merren në një kohë të shkurtër, por nëse kjo arrihet shpërblimi do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Ishin 20 apo 30 pika. Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e gjatë dhe e vështirë. Ne duhet të merrnim, njësoj si ju duhet të merrni tani, dhjetëra vendime që janë në interesin afatgjatë të vendit. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por janë vendime që duhet të merren relativisht shpejt dhe ka një kosto të lartë sociale.

I gjithë procesi është mjaft i vështirë dhe ndoshta nuk ka rrugë të shkurtra. Anëtarësimi pranohet mbi bazën e meritës, ndaj duhet të përgatiteni për një rrugë të gjatë dhe plot pengesa, por shpërblimi është i jashtëzakonshëm”,-tha për Balkan Talks ish-kryeministri polak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More