Dumani: Hapje e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë

nga D V

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogërave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi nga datat 24-26 Shtator.

Gjatë këtij aktiviteti Dumani zhvilloi një takim shumë konstruktiv me administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Gjatë këtij takimi Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

Ky bashkëpunim është jetik për adresimin e suksesshëm të sfidave globale që lidhen me drogën dhe krimin e organizuar./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More