Durmishi: Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social

nga Xh M

Shkup, 10 prill – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar që kanë pasur takim me përfaqësuesit e sindikatave ku kanë diskutuar për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal.

“Nga takimi me përfaqësuesit e sindikatave, ku diskutuam për pagën minimale, marrëveshjen kolektive dhe përfaqësimin sindikal. Qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë: Paga minimale përcaktohet me ligj dhe afati për caktimin e saj është 31 mars. Ne do të mbështesim çdo marrëveshje që arrihet mes sindikatave dhe punëdhënësve, përmes dialogut ekonomik e social”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ai ka shtuar tutje se Ministria që ai udhëheq do të jetë partnere e sigurt dhe janë të gatshëm për dialog në çdo kohë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet partnere e sigurt dhe e hapur për bashkëpunim me punëtorët dhe punëdhënësit. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, kurdoherë që palët e kërkojnë”, ka përfunduar Durmishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More