Durmishi: Një vit në shërbim të qytetarëve

nga Redaksia

Shkup, 23 qershor – “Sot shënojmë një vit nga marrja e përgjegjësisë për të drejtuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Gjatë kësaj periudhe, kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme ekonomike, për të hapur mundësi të reja punësimi dhe për të përmirësuar kushtet për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar ministri i ekonomisë Besar Durmishi, në rrjetet sociale me rastin e një vjetorit të Qeverisë.

“Ky vit ka qenë dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, komunitetin e biznesit dhe partnerët tanë institucionalë. Rezultatet janë të prekshme, por angazhimi ynë nuk ndalet këtu.

Faleminderit për besimin. Vazhdojmë me përkushtim dhe vizion për një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shkruan Durmishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More