Durmishi: Për shkrirjen e VLEN-it në një parti vendoset pas zgjedhjeve lokale

nga Xh M

Shkup, 25 dhjetor – Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, në një intervistë për Alsat, ka deklaruar se për shkrirjen e koalicionit VLEN në një parti do të vendoset pas zgjedhjeve lokale.

“Marrëdhëniet në koalicionin VLEN janë korrekte. Kemi bashkëpunim të përkryer. Është një dëshirë që e kanë pasur qytetarët shqiptarë që kanë kërkuar një bashkim dhe unifikim të opozitës dhe ne atë bashkëpunim e kemi bërë dhe i dha rezultatet e veta. Për të përmbushur dëshirën e shqiptarëve duhet unifikuar në një subjekt. Ne në kuadër të VLEN-it kemi krijuar disa trupa, por gjithçka do të vendoset pas zgjdhjeve lokale kur unifikimi do të përmbyllet me fitoren e radhës së VLEN-it”, tha Durmishi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More