Prokuroria e Durrësit njoftoi sot se ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit A.L., të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e narkotikëve.
Sipas Prokurorisë së Durrësit, në kuadër të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.
Pasuritë e sekuestruara janë:
– Apartamente, gjithsej 33, ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr. 1, datë 12.03.2008, lagjja Nr. 13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2.
– Pasuritë e llojit “Njësi”, gjithsej 9 (nëntë), ndodhur në objektin e ndërtuar sipas Lejes së Ndërtimit me Vendimin nr. 1, datë 12.03.2008, lagjja Nr. 13, Plazh, Durrës, ndërtuar në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2, me vendodhje në shkallën Nr. 1 dhe shkallën Nr. 3 me përshkrimin si më poshtë:
- Tarracë në katin e sipërm të pallatit me sipërfaqe 400 m2;
- Katër (4) dyqane me sipërfaqe 70 m2 secila në total 280 m2, Kati i parë;
- Katër (4) garazhde me sipërfaqe 70 m2 secili në total 280 m2, Kati i parë.
Gjithashtu u sekuestruan 15 automjete.