Dy gra kanë denoncuar dhunë familjare në Shkup

nga Xh M

Në SPB Shkup, një grua 29-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se më datë 10 të këtij muaji, në shtëpinë familjare në territorin e komunës Petrovec, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj K.J. (33), i cili ka përdorur një mjet të fortë, ndërsa njëkohësisht e ka kërcënuar edhe me një mjet të mprehtë.

Më herët, sipas denoncimit, K.J. e ka sulmuar fizikisht edhe vajzën e tyre të mitur.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Ndërkohë, dje në ora 09:20, në SPB Shkup, një grua 45-vjeçare nga rrethina e Shkupit ka denoncuar se gjatë ditëve të kaluara është sulmuar disa herë fizikisht nga bashkëshorti i saj A.B. (48), po ashtu nga Shkupi, i cili gjithashtu i ka dëmtuar telefonin mobil dhe automjetin e saj të udhëtarëve.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas dokumentimit të plotë do të pasojë parashtresë përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More