Dy kompani për lojëra të fatit mund të mbeten pa licenca, këto janë detajet

nga Xh M

Shkup, 22 korrik – Dy kompani që organizojnë lojëra të fatit mund të mbeten pa licenca. Akoma nuk dihet se për cilat bëhet fjalë, dhe a janë kazino apo bastore sportive, por merret vesh se njëra është nga Shkupi dhe tjetra jo zyrtarisht mësohet të jetë nga Strumica.

Ministria e Financave ka nis procedurë në Qeveri që tu heq licencat këtyre dy shoqërive, të cilat nuk kanë paguar tatimin e vlerës së shtuar ndaj shtetit dhe nuk kanë paguar as tatimin e të hyrave personale, që ata kanë marrë nga personat, të cilët kanë fituar në lojëra.

“Sipas dokumenteve të dorëzuara nga Drejtoria e të ardhurave publike dhe sipas kryerjes së kontrollit të jashtëm është konstatuar se njëra nga shoqëritë që kërkohet marrja e licencës nuk janë paguar taksat që nga korriku 2022. Kërkesa nga Ministria Financave dhe DAP për tu paguar borxhi iu është dorëzuar nga Korriku 2023 dhe janë bërë disa intervenime tani në qershor 2024 kur në drejtori erdhi udhëheqësi e re”, tha Gordana Dimitrieska, Ministre e Financave.

Ministria e Financave i dërgoi dosjet për dy kompanitë në Policinë Financiare dhe Ministrinë e Brendshme, të cilat duhet të përcaktojnë nëse dhe në çfarë mase është dëmtuar buxheti i shtetit nga funksionimi i paligjshëm i kompanive të lojërave të fatit.

Ministrja Dimitrieska tha se janë paraqitur kërkesa për kontrollin e të gjitha kompanive të lojërave të fatit dhe kompanive që organizojnë lojëra të fatit në internet dhe për çdo parregullsi, nuk do të ketë tolerancë dhe do kërkohet mbyllja e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More