Dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan – Prishtinë

nga Xh M

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Lipjan – Prishtinë. Kjo është konfirmuar për media nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta, ka bërë të ditur edhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe se, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.’’, ka thënë Policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More