Dy të rinj nga Xhepçishti arrestohen me marihuanë afër Falishtës

nga D. V.

Punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar dy persona nga fshati Xhepçisht, pasi gjatë një kontrolli në rrugën që çon drejt fshatit Falishtë, tek ta është gjetur marihuanë.

Siç informon policia, rreth orës 16:00, janë privuar nga liria personat E.A. (21) dhe M.S. (24). Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten parashtresat përkatëse për vepër penale që lidhet me posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More