Dyshohet se nuk ka paguar 1.3 milionë denarë tatim, policia ngriti padi ndaj 59 vjeçarit

nga Xh M

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit nga Bosilova nën dyshimet e bazuara se nuk ka paguar tatim në vlerë prej 1.3 milionë denarë.

“Në periudhën prej datës 01.12.2020 deri në datën 31.12.2020, sipas gjendjes së raportuar prej gjithsej 11.755.927 denarë, të raportuarit kanë pasur obligim që të llogarisin dhe të paguajnë tatimin në prurjet e tjera në shumë të përgjithshme prej 1.306.083 denarë, por nuk e kanë paguar dhe për atë shumë e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror”, raportoi Policia.

I dyshuari J.P. akuzohet në bazë të nenit 279 në Kodin Penal për kryerjen e veprës penale “fshehje tatimi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More