E harron Endrin, Benita i shpreh pëlqim Klodit në Big Brother

nga D. V.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Benita Zena, ka folur gjerë e gjatë me Klodian Mihajn rreth pëlqimit të saj ndaj tij.

Ajo i tha haptazi se pavarësisht se e di që ai ka të dashur jashtë, pëlqimin nuk mund ta fshehë më.

“Nuk mund ta mohoj pëlqimin tim. Unë e di që ke femër jashtë ishalla martohesh me të, por unë pëlqimin tim nuk mund ta fsheh”, tha ajo.

Tutje theksoi: “Jam femër e rritur, kur kam pëlqim për dikë kam. I di gjërat e mia. Nuk e mohoj një pëlqim dhe kaq”.

“Nuk është gabim, por shumë pabesueshme”, i tha Klodi.”Nuk ka diçka të keqe se nuk po të marrë me të martu”, iu drejtua tutje këngëtarja.

“Unë nuk jam një femër si Elijona, ta kam shpreh pëlqimin. Nuk e kam as për publik. As nuk synoj me qenë me ty, por thjesht u lirova. Pëlqimi ka lindur tani shpejt”, vazhdoi më tej Benita.

Kjo vjen disa ditë pasi ish-partneri i saj, Endri i bëri befasi në Big Brother, për të cilin tha se ka ndjenja akoma.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More